paq
PAQ ndajf. bised.
- 1. Pastër. E mban shtëpinë (oborrin) paq.
- 2. Shumë mirë, ashtu si duhet, në rregull. E ka bërë punën paq.
- 3. Plot e përplot, me shumicë; sa të ngopet; me tepri, shumë. Piu (hëngri) paq. U ngopën (ia shtruan) paq. E mbushi paq. Ishte paq me grurë (me misër).
- 4. shak. Sipas kokës, siç e meriton, ashtu si duhet; sa e dendi. Ia bëri paq. E goditi (e rrahu) paq.
- 5. Qetë, pa u shqetësuar. Flinte (dremiste) paq.
- Jemi paq me njëri-tjetrin nuk kemi më llogari për të larë me njëri tjetrin, jemi të larë.