paqëndrueshëm
PAQËNDRUESHËM mb.
- 1. Që nuk qëndron fort në vendin a në gjendjen e vet; që nuk mbahet mirë, që nuk është i qëndrueshëm; që dëmtohet a prishet lehtë; jo i shëndoshë, jo i fortë. Shtyllë e paqëndrueshme. Mur i paqëndrueshëm. Ngjyrë e paqëndrueshme. Lidhje kimike e paqëndrueshme. Baraspeshë e paqëndrueshme. fiz.
- 2. Që ndryshon shpejt, që nuk mbetet njësoj për një kohë të gjatë; i lëkundshëm; i lëvizshëm. Çmime të paqëndrueshme. Kohë e paqëndrueshme. Mot i paqëndrueshëm. Popullsi e paqëndrueshme popullsi që e ndërron shpesh vendin e banimit.
- 3. fig. Që nuk ka baza të shëndosha, që mbahet vetëm për një kohë të shkurtër; që nuk zgjat shumë, që prishet me kalimin e kohës. Miqësi e paqëndrueshme. Mbështetje (përkrahje) e paqëndrueshme. Tipare të paqëndrueshme.
- 4. Që nuk u përmbahet me vendosmëri mendimeve, bindjeve ose rrugëve që ka zgjedhur, që ndryshon shpesh, i lëkundshëm; që është veti e një njeriu të tillë. Njeri i paqëndrueshëm. Me karakter të paqëndrueshëm.