PAQËSOR mb.

  • 1. Që e do paqen dhe lufton për ta mbrojtur e për ta ruajtur atë, paqedashës; që nuk përgatitet për të sulmuar ose nuk kërcënon ndonjë vend a popull tjetër. Shtet (vend) paqësor.
  • 2. Që synon të ruajë e të forcojë paqen, që nuk ka qëllime agresive; që mbështetet në marrëdhëniet e mira e miqësore ndërmjet vendeve e popujve, që nuk niset nga lufta e dhuna. Politikë paqësore. Qëllime paqësore. Marrëdhënie paqësore. Zgjidhje paqësore. Në mënyrë paqësore. Me mjete paqësore.
  • 3. Që bëhet në kushtet e paqes; që lidhet me një gjendje paqeje e pune ndërtimtare. Jetë paqësore. Në kushte paqësore.
  • 4. Që lidhet me nënshkrimin e një marrëveshjeje për paqe ndërmjet shteteve a palëve ndërluftuese, që bëhet për t'i dhënë fund luftës. Bisedime paqësore.
  • 5. Që nuk synon të grindet a t'u bjerë më qafë të tjerëve, i urtë e i qetë; që është karakteristik për një njeri të tillë. Njeri paqësor. Me frymë paqësore. Me karakter paqësor.