PAQENË mb.

  • 1. Që nuk është a nuk ka qenë ndonjëherë në të vërtetë, që nuk ka ndodhur në të vërtetë, i sajuar, i trilluar. Ngjarje (histori, ndodhi) e paqenë. Gjëra të paqena. Foli për mungesa (për vështirësi) të paqena.
  • 2. si em. PAQEN/Ë,~A (e) f. kryes. A, AT (të). Diçka e trilluar, ndodhi a gjë e shpikur nga mendja. Ka shpifur të paqena. Thoshte të qena e të paqena.
  • 3. si em. PAQEN/Ë,~I (i) m. bised. euf. Djalli, qoftëlargu, i papjesi.