paraçlirim
PARAÇLIRIM m.
- 1. hist. Periudha para 29 Nëntorit të vitit 1944, kur Shqipëria u çlirua përfundimisht nga pushtuesit e huaj dhe tradhtarët e vendit. Shqipëria e Paraçlirimit. Periudha e Paraçlirimit. Letërsia e Paraçlirimit. Shkollat e Paraçlirimit. Në krahasim me Paraçlirimin.
- 2. Koha përpara çlirimit të një vendi nga pushtuesit e huaj.