PARAFINË f.

  • 1. Lëndë e ngurtë me ngjyrë të bardhë si të tejdukshme, e patretshme në ujë, që nxirret nga përpunimi i naftës, i torfës, i qymyrit etj., shkrin në temperaturë të ulët dhe përdoret për të bërë qirinj, në mjekësi, në teknikë etj. Qirinj parafine. Vaj parafine. Letër parafine letër e lyer me këtë lëndë që të mos përshkohet nga uji. Lyej me parafinë.
  • 2. vet. ~A, ~AT kim. Bashkime organike, që përbëhen vetëm nga karboni e hidrogjeni, hidrokarbure të ngopura.