PARAFJALOR mb. gjuh.

  • Që ka vlerën e një parafjale, që kryen funksionet e një parafjale; që ka në përbërje parafjalë. Shprehje (lokucione) parafjalore. Pjesëz parafjalore. Togfjalësh parafjalor.
  • Rasa parafjalore rasa e gjashtë në gjuhët sllave në të cilën emrat përdoren vetëm me parafjalë dhe i përgjigjen pyetjes «për (mbi) kë, për (mbi) se».