parahistori
PARAHISTORI f.
- 1. Periudha më e lashtë e zhvillimit të shoqërisë njerëzore të një populli, për të cilën nuk ka asnjë dëshmi të shkruar dhe që përkon me kohën kur njeriu nuk kishte arritur ende të përpunonte metalet; tërësia e ngjarjeve të kësaj periudhe. Historia dhe parahistoria. Parahistoria e popullit tonë.
- 2. Periudha e parë, në të cilën përgatitet lindja e zhvillimi i diçkaje; ngjarjet e kësaj periudhe. Parahistoria e një qyteti. Parahistoria e kryengritjes.