PARAJSË f.

  • 1. fet. Sipas përfytyrimeve mistike fetare: vend shumë i bukur në qiell, ku gjoja jetojnë në lumturi shpirtrat e të vdekurve që nuk kanë bërë mëkate në të gjallë; kund. ferr. Ferri dhe parajsa.
  • 2. fig. bised. Vend i bukur dhe i begatë, vend ku mund të jetojë njeriu me të gjitha të mirat, i qetë dhe i lumtur; kushte jetese ose pune shumë të mira, pa asnjë shqetësim e mungesë. Parajsë tokësore. E bënë vendin parajsë. Ka gjetur parajsën.