parakohshëm
PARAKOHSHËM mb.
- 1. Që ndodh a që vjen para kohës së zakonshme, që nuk e ka kohën; i papritur. Verë (vapë) e parakohshme. Dimër (të ftohtë) i parakohshëm. Vdekje e parakohshme. Pleqëri e parakohshme. Lindje e parakohshme. Vdekje (humbje) e parakohshme.
- 2. Që bëhet shumë shpejt para kohës së përshtatshme a të caktuar, që nuk i ka ardhur afati a nuk e ka ende kohën, i shpejtuar. Ikje (nisje) e parakohshme. Veprim i parakohshëm. Kërkesa (masa) të parakohshme. Mendim i parakohshëm.