PARALAJMËRIM m.

  • 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve PARALAJMËROJ, PARALAJMËROHEM.
  • 2. Fjalë që i thuhen dikujt për t'i tërhequr vëmendjen që të ketë kujdes për diçka; njoftim i prerë që dikush të mos e përsëritë më diçka, për të cilin do të këtë pasoja. Paralajmërim serioz. Me gjithë paralajmërimet...
  • 3. Vërejtje që i bëhet dikujt gojarisht për një gabim, duke i theksuar se po ta përsëritë do të merren masa të tjera. E ka (mori) një paralajmërim. Vërejtje me paralajmërim vërejtje me shkrim që i bëhet zakonisht një anëtari të një organizate, të cilin e paralajmërojnë për të fundit herë se, po ta përsëritë gabimin, do të përjashtohet.