PARALAJMËROJ kal.

  • 1. I njoftoj dikujt diçka me kohë që ta dijë ose që të përgatitet, t'i dalë përpara një të papriture; vë në dijeni dikë që më përpara për diçka që do të ndodhë, e lajmëroj me kohë. E paralajmëruan për rrezikun. Nuk arritën ta paralajmëronin.
  • 2. kryes. veta III. Shërben si shenjë se së shpejti do të ndodhë a do të bëhet diçka; tregon se një ngjarje, një dukuri a diçka tjetër e madhe është afër. Retë e zeza paralajmëronin shi. Kjo kryengritje paralajmëronte fundin e afërt të sundimit të huaj. Ajo paralajmëronte fitoren e ardhshme.
  • 3. E lajmëroj dikë prerazi se do të merren masa po ta përsëritë të njëjtin gabim; i bëj dikujt një paralajmërim. E paralajmëruan se do t'i thyenin notën në sjellje. E paralajmëruan për të fundit herë.