PARALAJMËRUES mb.

  • 1. Që shërben për t'i njoftuar dikujt diçka me kohë që t'i dalë përpara; që e lajmëron dikë më parë për diçka që i kanoset. Shenjë paralajmëruese. Fjalë paralajmëruese. Komanda paralajmëruese komandë që tërheq vëmendjen për të qenë i gatshëm ose që tregon se çfarë duhet zbatuar më pas.
  • 2. Që shërben si shenjë se së shpejti do të ndodhë a do të bëhet diçka, që tregon se diçka është afër. Shkëndija paralajmëruese. Shenja paralajmëruese. Që bëhet për t'i tërhequr vëmendjen dikujt se do të merren masa po ta përsëritë të njëjtin gabim. Vërejtje paralajmëruese.
  • 3. si em. ~, ~I m. ~, ~IT. Paralajmëtar. Paralajmëruesi i furtunës.