paralelizëm
PARALELIZËM m.
- 1. vet. nj. gjeom. Të qenët e dy a më shumë vijave ose rrafsheve paralel ndërmjet tyre.
- 2. Zhvillimi i dy a më shumë dukurive, veprimeve etj. të ngjashme në të njëjtin drejtim; ngjashmëri a përputhje ndërmjet dy gjërave të së njëjtës natyrë. Paralelizëm historik. Paralelizma në zakonet (në veshjet).
- 3. Përputhje gati e plotë ndërmjet dukurive, punëve etj. që bëhen në të njëjtën kohë e që përsëritin njëra-tjetrën pa nevojë; përsëritje e panevojshme. Paralelizëm i kotë. Paralelizma në punë (në prodhim). Ka paralelizëm. Shmangin paralelizmat.
- 4. let. Krahasim i zgjeruar ndërmjet dy a më shumë sendesh, dukurish etj. me anë ndërtimesh sintaksore të ngjashme, që vihen njëri pas tjetrit. Paralelizëm i figurshëm.