paralitik
PARALITIK mb.
- 1. mjek. Që ka të bëjë me paralizën, i paralizës. Shfaqje paralitike e sëmundjes.
- 2. mjek. Që është i sëmurë nga paraliza. Plak paralitik.
- 3. fig. Që ka ngecur në vend, i amullt. Gjendje paralitike. Jetë paralitike.
- 4. si em. ~, ~U m. ~Ë ~ËT mjek. Ai që është goditur nga paraliza, ai që është paralizuar pjesërisht a tërësisht. Paralitikët kanë nevojë për shumë shërbime.