paralizë
PARALIZË f.
- 1. mjek. Humbje e plotë ose e pjesshme e aftësisë së një gjymtyre a të një organi për të lëvizur, për të vepruar e për të ndier, e cila shkaktohet nga një sëmundje që godet sistemin nervor. Paralizë e krahut (e këmbës, e faqes). Ka paralizë. E zuri paraliza.
- 2. fig. Ndërprerje e veprimtarisë së gjallë dhe e zhvillimit në një fushë; humbja nga dikush e aftësisë për të punuar a për të menduar me gjallërinë e zakonshme; mpirje. Paralizë e plotë. Paralizë mendore. Paralizë ekonomike (politike). Është në paralizë.