PARANTEZË f.

  • 1. Secila nga kllapat e vogla që përdoren për të futur brenda një frazë disa fjalë a fjali që nuk lidhen drejtpërdrejt me ndërtimin e saj sintaksor, por që e sqarojnë a e plotësojnë mendimin ose sqarojnë përmbajtjen e ndonjë gjymtyre të fjalisë. Hap (mbyll) parantezat. E mbyll (e vë) një fjalë në parantezë.
  • 2. Fjalët ose fjalitë e tilla që futen në kllapa ose thuhen si diçka e ndërmjetme a anësore, jo e lidhur drejtpërdrejt me fillin themelor të shtjellimit të mendimit. Bëri (çeli, hapi) një parantezë. libr. E tha në parantezë e tha ndërmjet të tjerash, jo si diçka kryesore.