PARAPRIJ kal.

  • 1. I tregoj rrugën duke ecur përpara, i prij përpara një vargu njerëzish, makinash etj., udhëheq. U paraprinte një fshatar që e njihte mirë vendin.
  • 2. vet. veta III. Vjen përpara diçkaje tjetër në kohë. Fushatën e paraprinë përgatitje të gjithanshme. Letërsia që i paraprin asaj të Rilindjes.
  • 3. vet. veta III. Gjendet përpara diçkaje tjetër në radhë, vjen më parë. Veprën e paraprin një hyrje e gjerë teorike.
  • 4. fig. Jam në krye të një pune, të një veprimtarie, të një gare, të një parakalimi etj., eci në ballë të të gjithë të tjerëve, udhëheq. Paraprin brigada e shkruesve të çelikut. Paraprin skuadra «Partizani».
  • 5. vet. veta III fig. Është më përpara dhe i tregon rrugën diçkaje tjetër, ecën më përpara si udhërrëfyes. Shkenca duhet t'i paraprijë prodhimit.