PARAROJË f.

  • 1. usht. Repart a nënrepart ushtarak që nxirret në një largësi të caktuar përpara forcave kryesore në lëvizje dhe që ka për detyrë t'i ruajë këto nga goditjet e befasishme të armikut, të sulmojë armikun që takon dhe t'u sigurojë forcave kryesore kushte të përshtatshme për luftim. Pararoja anësore. Forcat e pararojës. Nxjerr pararojën.
  • 2. fig. Pjesa më e përparuar (nga botëkuptimi dhe organizimi) e një grupi shoqëror a e një klase, që qëndron në ballë të luftës ose të veprimtarisë së saj. Pararoja e klasës punëtore.
  • 3. fig. Pjesa e punonjësve që kanë arritjet më të mira në prodhim a në një fushë të veprimtarisë dhe që me shembullin e tyre u prijnë të tjerëve; vendi që zë kjo pjesë, krye, ballë. Punëtorë (njerëz) të pararojës. Është (qëndron) në pararojë.
  • 4. Përd. mb. sipas kuptimeve të emrit. Punëtor pararojë. Luftëtar pararojë. Repart (kolektiv, ndërmarrje) pararojë. Rol pararojë.