PARASHUTIST m.

  • 1. Ai që hidhet me parashutë; sportist që merret me parashutizëm. Shkolla e parashutistëve. Ushtrimet e parashutistëve.
  • 2. usht. Ushtar i njësive të posaçme luftarake, i stërvitur për t'u hedhur me parashutë dhe për të luftuar zakonisht në prapavijat e armikut. Skuadër parashutistësh. Lufta kundër parashutistëve.


PARASHUTIST mb. usht.

  • Që përbëhet nga parashutistë. Skuadër parashutiste. Trupa (reparte) parashutiste.