PARATHËNIE f.

  • 1. Shkrim i shkurtër në fillim të një vepre letrare, shkencore etj., i cili jep disa sqarime për qëllimin e përmbajtjen e veprës, për parimet e idetë e saj, për rrethanat e hartimit të saj etj., vlerësime për autorin e për çështjet që trajtohen etj. Parathënie e shkurtër. Parathënie për botimin shqip. Parathënie e autorit (e përkthyesit). Lexoj parathënien.
  • 2. vjet. Ajo që thotë parathënësi; profeti (sipas besimeve mistike fetare dhe paragjykimeve për fuqitë e mbinatyrshme).