parazit
PARAZIT m.
- 1. biol. Qenie e gjallë (kafshë ose bimë) që rron mbi trupin e një qenieje tjetër ose brenda organizmit të saj dhe që ushqehet e zhvillohet në kurriz të saj. Parazitë të jashtëm (të brendshëm). Parazitët e zorrëve krimbat e zorrëve. Parazitët e njeriut (e kafshës). Bar kundër parazitëve.
- 2. fig. keq. Ai që nuk punon vetë dhe jeton me djersën e një tjetri ose në kurriz të shoqërisë; ai që bën një jetë të zbrazët e të kotë. Klasë (shtresë) parazitësh.
- 3. si mb. ~,~E. Që jeton si parazit; që përbëhet prej parazitësh (edhe fig. keq.). Krimba parazitë. Kërpudha parazite. Njeri parazit. Klikë parazite.