parimor
PARIMOR mb.
- 1. Që ka të bëjë me parimet themelore, që u përket këtyre parimeve; që është themelore, thelbësore dhe e përgjithshme. Çështje parimore. Gabime parimore. Kontradikta parimore. Arsye parimore. Me karakter parimor.
- 2. Që mbështetet në parime të forta; që u përmbahet në mënyrë të prerë parimeve dhe udhëhiqet prej tyre, që nuk bën lëshime në parimet. Njeri parimor. Kritikë (autokritikë) parimore. Politikë parimore. Luftë parimore. Qëndrim parimor. Në mënyrë parimore.
- 3. Që ka të bëjë vetëm me anën thelbësore a themelore të diçkaje dhe jo me hollësirat a me anët e dorës së dytë, që bëhet në parim. Marrëveshje parimore. Pranim parimor.