PARLAMENTAR m.

  • Anëtar i parlamentit. Parlamentarët anglezë.


PARLAMENTAR mb.

  • 1. Që ka të bëjë me parlamentin, që i përket parlamentit, i parlamentit; që bëhet për të zgjedhur anëtarët e parlamentit. Bisedimet parlamentare. Shumica (pakica) parlamentare. Komision parlamentar. Reforma parlamentare. Zgjedhjet parlamentare.
  • 2. Që ka sistemin borgjez të qeverisjes me anë të parlamentit. Vend (shtet) parlamentar. Republikë parlamentare. Monarki parlamentare. Me rrugë parlamentare.