parmë
PARMË f.
- Heqës (te njeriu); kocka e kraharorit, parmëz (te shpendët). Thefsh parmën! mallk.
- Parmat e fytit anat. secila nga dy arteriet e mëdha përpara qafës, të cilat çojnë gjakun në kokë.
PARMË mb.
- 1. Që ndodhet në pjesën e parë a në anën e përparme të diçkaje, i përparmë; kund. i pasmë. Ana (faqja) e parme. Këmbët e parme të kalit (të lopës).
- 2. gjuh. Që nuk është formuar nga një fjalë tjetër me anë ndajshtesash a me mënyra të tjera, që nuk është i prejardhur a i përbërë, i thjeshtë. Fjalë e parme.