parodizoj
PARODIZOJ kal.
- 1. let. Imitoj një vepër letrare, stilin e saj etj. në mënyrë qesharake e satirike; e kthej një vepër, një pjesë etj. në parodi; shkruaj një parodi.
- 2. Vë në lojë me një pjesë satirike dikë a diçka, duke theksuar e duke kritikuar anët e dobëta, të metat etj. Parodizon të metat (gabimet).
- 3. E paraqit dikë a diçka në mënyrë qesharake e satirike; e imitoj dikë a diçka në mënyrë komike.