parregullt
PARREGULLT mb.
- 1. Që i mungon rregulli; që nuk ka renditje të rregullt; i çrregullt. Vendosje e parregullt. Dhomë e parregullt. Në mënyrë të parregullt.
- 2. Që i ka pjesët ose përmasat në përpjesëtim të zhdrejtë ndërmjet tyre; që është i ndërtuar pa simetri; i çrregullt. Trajtë e parregullt. Dhëmbë të parregullt.
- 3. Që bëhet a që ndodh herë pas here me ndërprerje të ndryshme; që zhvillohet ose që punon jo sipas një rregulli të caktuar; i çrregullt. Hap i parregullt. Zhvillim i parregullt. Frymëmarrje e parregullt. Linjë (vijë) e parregullt.
- 4. Që është në kundërshtim me rregullat e vendosura, që i shkel kërkesat e rregullat e pranuara, i çrregullt. Dokument i parregullt. Veprim i parregullt. Gol i parregullt.
- 5. Që nuk mban rregull në jetën e përditshme, në punë, në veshje etj., që nuk e kryen rregullisht ose nuk e ndjek në rregull një veprimtari, një punë etj.; i çrregullt. Nxënës (punëtor) i parregullt. Pagues i parregullt.
- 6. gjuh. Që i ndryshojnë trajtat jo sipas rregullave të caktuara; që nuk është sipas një tipi të caktuar; kund. i rregullt. Folje e parregullt. Trajtë e parregullt.