PARTISHËM mb.

  • 1. Që shpreh dhe mbron parimet e interesat e një partie të caktuar, që përshkohet nga fryma e një partie në qëndrimet e në zgjidhjen e çështjeve botëkuptimore, politike e shkencore.
  • 2. Që mbështetet në parimet e marksizmit dhe u përmbahet hapur interesave të klasës punëtore e vijës së një partie të vërtetë marksiste; që përshkohet nga partishmëria proletare, që zbaton e mbron me vendosmëri marksizmin. Art i partishëm. Letërsi (kulturë, shkencë) e partishme. Vepër e partishme. Shkrimtar i partishëm. Njerëz të partishëm. Qëndrim i partishëm.