PARTISHMËRI f.

  • 1. Qëndrim i caktuar ideologjik, që shpreh dhe mbron interesat e një partie, fryma e një partie në trajtimin e çështjeve botëkuptimore, politike e shkencore. Partishmëria proletare. Partishmëri borgjeze. Partishmëria në filozofi (në shkencë).
  • 2. Mbështetja në parimet e marksizmit dhe mbrojtja e hapur e interesave të klasës punëtore e të vijës së një partie marksiste të vërtetë në art, në shkencë etj. Parimi i partishmërisë. Forcimi i partishmërisë. Fryma e partishmërisë. Vepër me partishmëri. Njerëz me partishmëri të lartë. Qëndrim me partishmëri.