PARULLË f.

  • 1. Fjalë ose fjali e caktuar sipas një marrëveshjeje, e cila mbahet e fshehtë dhe përdoret nga ushtarakët e luftëtarët gjatë shërbimit të rojës e në luftim ose nga anëtarët e një shoqërie a të një organizate të fshehtë që të njohin njëri-tjetrin (si përgjigje thuhet kundërparulla). Parulla dhe kundërparulla. I kërkoi parullën. I dha parullën.
  • 2. Thirrje e shkurtër nxitëse me përmbajtje politike, që hidhet nga pjesëmarrësit në një miting, në një manifestim në një demonstratë etj. ose që shkruhet në një vend të dukshëm dhe që shpreh një kërkesë a detyrë të ditës, një ide udhëheqëse, një urim etj.; copë pëlhure a fetë e madhe letre ku është shkruar një thirrje e tillë. Parullë politike (luftarake). Parullë e ditës. Parullat me rastin e festave. Shkruan parulla. Hedh (lëshon) parulla. Ngjit (var) parullat. E zbukuruan me flamuj e parulla. Dolën me parulla. Mbanin parulla në duar.
  • 3. Ide ose parim që shpreh synimin kryesor të veprimtarisë politike e shoqërore të dikujt në një fushë të caktuar dhe në një kohë të caktuar. Parullat kryesore të kësaj etape. Nën parullën e...