pasaktë
PASAKTË mb.
- 1. Që nuk është matur, njehsuar a vlerësuar me përpikëri, që ka të meta, që nuk është bërë me përpikëri; që nuk e jep diçka me saktësi, jo i përpiktë, i papërpiktë. Matje e pasaktë. Përfundim i pasaktë. Përgjigje e pasaktë. Punë e pasaktë. Peshore e pasaktë. Lajm i pasaktë. Të dhëna të pasakta.
- 2. Që nuk mund t'i zësh besë me siguri, që e bën punën a detyrën pa kujdes e me të meta; i papërpiktë. Njeri i pasaktë.