pasaportë
PASAPORTË f.
- 1. Letërnjoftim i posaçëm, me të cilin pajiset ai që shkon me shërbim ose udhëton jashtë shtetit për një kohë të caktuar. Pasaportë diplomatike. Pasaportë shërbimi. Zyra e pasaportave. Nxjerr pasaportën.
- 2. bised., vjet. Letërnjoftim. Paraqiti pasaportën.
- 3. Dokument, me të cilin pajiset një makinë, një aparat etj., ku përshkruhen karakteristikat teknike, jepen udhëzime për përdorimin, për mirëmbajtjen etj. Pasaporta e makinës. Të dhënat e pasaportës. Shoqërohet me pasaportë.