pasha
PASHA m. hist.
- 1. Titull që u jepej funksionarëve të lartë civilë e ushtarakë në perandorinë osmane; ai që mbante këtë titull; ai që mbante këtë titull edhe pa funksione zyrtare. Pashallarët e Turqisë. Pasha me dy (me tri) tuja. U bë pasha.
- 2. Qeveritar civil e ushtarak në krye të një sanxhaku a të disa sanxhakëve në perandorinë osmane. Pashai i Janinës. I thyen ushtritë e pashallarëve.
- 3. shih PASH/Ë,~A 2.
PASHAI f. krahin.
- Shami ose shall që mbajnë gratë në qafë.