PASHLYESHËM mb.

  • 1. Që nuk mund të hiqet, të fshihet a të lahet (për një njollë etj.). Njollë e pashlyeshme. Shenjë e pashlyeshme (e plagës).
  • 2. Që nuk mund të shlyhet (për një borxh a detyrim). Borxh (detyrim) i pashlyeshëm. Shumë e pashlyeshme.
  • 3. Që s'mund të lihet në heshtje a mënjanë, që s'mund të mohohet. Para dëshmish të pashlyeshme. Gjaku i derdhur është i pashlyeshëm.
  • 4. Që është tepër i rëndë e nuk mund të lahet me punë, me sjellje të mirë a me ndonjë mënyrë tjetër, që mbetet si njollë përgjithnjë. Faj i pashlyeshëm. Turp i pashlyeshëm.
  • 5. fig. Që mbetet i gjallë në kujtesë për një kohë të gjatë, që nuk mund të harrohet, që nuk mund të hiqet nga mendja, nga zemra etj.; i paharrueshëm. Ndjenja të pashlyeshme. La përshtypje (mbresa, gjurmë) të pashlyeshme. Kam kujtime të pashlyeshme.