pashpirt
PASHPIRT mb.
- 1. Që ka pushuar së jetuari; që s'është më i gjallë; i pajetë, i vdekur. Trup i pashpirt.
- 2. Që nuk është qenie e gjallë, i pajetë. Sendet e pashpirt.
- 3. fig. Që sillet e vepron me egërsi; i pamëshirshëm, shpirtkazmë, mizor. Shfrytëzues (sundimtar) i pashpirt. Kriminel (vrasës) i pashpirt. Sa i pashpirt paska qenë!
- 4. fig. Që bëhet pa gjallëri, që i mungon vrulli e zjarri i brendshëm, që është si i vdekur, i pajetë. Lojë e pashpirt.