pashtruar
PASHTRUAR mb.
- 1. Që nuk është shtruar me qilim a me mbulesa të reja, që nuk është pajisur e zbukuruar me perde etj. Dhomë e pashtruar. E mbajnë shtëpinë të pashtruar.
- 2. Që nuk është e mbushur me ushqime të ndryshme, me pije etj., të shtruara për t'i ngrënë e për t'i pirë. Tryezë e pashtruar. Kush vjen (kush shkon) paftuar, e gjen të pashtruar. fj. u.
- 3. Që nuk është i shtruar me gurë, me asfalt, me dërrasa etj.; kund. i shtruar. Rrugë e pashtruar. Oborr i pashtruar. Dysheme e pashtruar.
- 4. Që nuk rri i lëmuar pasi është krehur, që rri përpjetë; i egër (për flokët a qimet). Me flokë të pashtruara.
- 5. Që nuk u nënshtrohet kërkesave, urdhrave ose dëshirave të dikujt; që nuk është i bindur e i urtë, i pabindur (për njerëzit); që nuk është mësuar për të bartur njerëz a sende (për kuajt etj.). Fëmijë (djalë) i pashtruar. Kalë i pashtruar.
- 6. I panënshtruar. Krahina (fise) të pashtruara.