pasiguri
PASIGURI f.
- 1. Frika që ka dikush nga një rrezik i mundshëm, nga një e papritur etj.; gjendje e pasigurt ndaj një rreziku a të keqeje; mungesë sigurie. Pasiguri në punë. Pasiguria për të ardhmen. Gjendje pasigurie.
- 2. Mungesë bindjeje për vërtetësinë a për drejtësinë e diçkaje; mungesë besimi a aftësish për t'i dalë në krye një pune, një detyre etj.; mëdyshje, lëkundje. Ka (ndien) pasiguri. E bën me pasiguri.