PASIGURT mb.

  • 1. Që ka a përmban një rrezik të mundshëm; që mund të sjellë një të papritur a të keqe tjetër; i tillë ku nuk janë marrë masa mbrojtëse për të shmangur ndonjë fatkeqësi a të keqe tjetër të mundshme; që nuk është siguruar mirë. Udhëtim i pasigurt. Urë e pasigurt. Jetë e pasigurt. Punë e pasigurt. Mbrojtje e pasigurt.
  • 2. Që nuk ka besim në vetvete a në forcat e veta; që lëkundet a dyshon për diçka, që është në mëdyshje. I pasigurt në vetvete. Ishte i pasigurt për përfundimin.
  • 3. Që bëhet me mëdyshje, pasiguri a besim të plotë; që shpreh pasiguri. Hap i pasigurt. Me ecje të pasigurt.
  • 4. Që nuk është plotësisht i vërtetë; që lë vend për dyshim. Burime të pasigurta. Të dhëna të pasigurta.
  • 5. Që nuk mund t'i besosh; që nuk meriton besim të plotë. Njeri i pasigurt. Me duar të pasigurta.