PASMË mb.

  • 1. Që ndodhet në anën prapa diçkaje, në anën përkundrejt anës së përparme a ballit të diçkaje; që gjendet prapa, që është në pjesën e dytë nga fundi i diçkaje a i dikujt; kund. i përparmë. Faqja (ana) e pasme. Këmbët e pasme. Rrotat e pasme. Muri i pasmë. Dhoma e pasme. Radhët e pasme.
  • 2. Që vjen pas një kohe, i mëpastajmë. Brezi i pasmë. Vitet e pasme.
  • 3. I prapambetur nga ana arsimore e kulturore.
  • E vuri në xhepin e pasmë nuk bëhet merak fare për diçka, as që çan kokën fare për të, e la në harresë, e hodhi pas krahëve.