PASOJ I kal.

  • 1. edhe jokal. Ndjek dikë a diçka që ecën para meje, i shkoj prapa pa iu ndarë; ndjek. Pasoi shokët. Skuadra pasonte udhërrëfyesin. I dyti pasoi të parin. Të tjerët pasojnë më vonë.
  • 2. jokal. vet. veta III. Bëhet a ndodh menjëherë pas diçkaje, vjen fill pas diçkaje tjetër; vjen pas, vijon. Pasoi një heshtje. Ditët që pasuan. Rregullat që pasojnë.
  • 3. E bëj diçka menjëherë e si një tjetër a si të tjerët, ndjek. Këngën e pasuan shokët.
  • 4. fig. Eci në rrugën e dikujt a ndjek shembullin e tij; bëhem përkrahës i dikujt a i diçkaje; e çoj më tej punën e nisur prej dikujt, vijoj po atë rrugë. Pason shembullin e të përparuarve. Pason rrugën e tyre. Ata që e pasuan këtë teori.


PASOJ II kal.

  • 1. E kaloj diçka dorë më dorë që të arrijë deri te dikush a në një vend të caktuar, i jap dikujt diçka për ta kaluar dorë më dorë në mënyrë që të gjithë ta shohin, ta lexojnë etj. Pasonin tullat (tjegullat, gurët). E pasoi letrën. Lexoje dhe pasojua shokëve.
  • 2. sport. I hedh topin një lojtari tjetër me dorë ose duke e gjuajtur me këmbë (në ndeshjet që luhen me top). E pasoi bukur (keq). Nuk e pasoi mirë. Ia pasoi qendërsulmuesit (mbrojtësit).


PASOJ III jokal. etnogr.

  • Shkonte në të parë te prindërit e vet, shkonte së pari (për nusen).