PASOJË f.

  • 1. Gjurmët a ndikimi që lë një veprim ose një gjendje e mëparshme; diçka zakonisht e padëshirueshme a e keqe, që vjen pas një veprimi; rrjedhim. Pasojë e drejtpërdrejtë. Pasoja të rënda (të këqija, të hidhura). Me pasoja vdekjeprurëse. I mbarsur me pasoja. Ka (sjell) pasoja. U zhdukën të gjitha pasojat e luftës (e tërmetit). Pavarësisht nga pasojat.
  • 2. filoz. Dukuri a gjendje që lind e kushtëzohet nga një shkak ose nga disa shkaqe. Shkaku dhe pasoja.
  • Si (për) pasojë ... fj. ndërm. rrjedhimisht, prandaj, për rrjedhim.