PASQYROHET vetv.

  • 1. Riprodhohet figura e dikujt a e diçkaje në një pasqyrë ose në një sipërfaqe të lëmuar e të ndritshme, del si në pasqyrë. Retë e bardha pasqyroheshin në ujë.
  • 2. fiz. Kthehet në drejtim të kundërt duke ndeshur në një sipërfaqe të ndritshme e të lëmuar. Rrezet e diellit pasqyrohen në ujë.
  • 3. fig. Shfaqet nga jashtë, shprehet në mënyrë të dukshme, shihet qartë. Gëzim dhe hare pasqyrohej në fytyrat e tyre. Në sytë e saj pasqyrohej një dhembje e thellë.
  • 4. Pës. e PASQYROJ.