PASQYRUES mb.

  • 1. spec. Që ka vetinë të kthejë në drejtim të kundërt rrezet e dritës a valë të ndryshme. Trup pasqyrues.
  • 2. filoz. Që riprodhon figurat e sendeve materiale, që pasqyron botën e jashtme. Aftësia pasqyruese e ndërgjegjes.
  • 3. Që shpreh a riprodhon diçka. Art pasqyrues.


PASRREGULL f.

  • Të fikët, alivan.