PASTËRVITUR mb.

  • 1. Që nuk ka fituar aftësi e përvojë në një punë, që nuk është i ushtruar; i pamësuar. Njeri (sportist) i pastërvitur. Dorë e pastërvitur. Vesh (sy) i pastërvitur.
  • 2. Që nuk ka mësuar të bëjë diçka me anë të ushtrimeve (për kafshët). Kalë i pastërvitur. Qen i pastërvitur.