PASTHIRRMË f.

  • 1. gjuh. Pjesë e pandryshueshme e ligjëratës që shërben për të shprehur ndjenjat, dëshirën a vullnetin e folësit (p.sh ah! oh! bah! shët! etj.). Pasthirrmë urdhërore.
  • 2. let. Figurë retorike, me anë të së cilës autori shpreh një ndjenjë të fortë një thirrje çudie, urrejtje, gëzim, frikë etj.