pasur
PASUR pjes.
- e KAM.
PASUR m.
- Ai që ka shumë gjë e mall dhe para, të cilat i ka vënë duke shfrytëzuar punën e të tjerëve, ai që ka vënë pasuri të madhe; kund. i varfër. Lufta e të varfërve kundër të pasurve.
PASUR mb.
- 1. Që ka shumë gjë e mall dhe para, të cilat i ka vënë duke shfrytëzuar punën e të tjerëve, që ka vënë pasuri të madhe; kund. i varfër. Njeri (tregtar, fshatar) i pasur. Familje e pasur. Shtresë e pasur. U bë i pasur.
- 2. Që ka me shumicë të mira materiale e prodhime, i begatshëm. Kooperativë e pasur. Vend i pasur.
- 3. Që e ka diçka me shumicë, që është plot me diçka të dobishme a të vlefshme; që është në sasi të madhe; kund. i varfër. Ushqim i pasur. Mineral i pasur. Bibliotekë e pasur. Bimësi e pasur.
- 4. fig. Që ka larmi të elementeve përbërëse, që ka vlera të shumanshme, që ka shumë elemente me vlerë, me rëndësi etj.; kund. i varfër. Gjuhë e pasur. Fantazi e pasur. Tablo e pasur. Program i pasur artistik. Jetë e pasur. I pasur në mendime. Ka përvojë të pasur.