PASURI f.

  • 1. Tërësia e sendeve, e mjeteve materiale dhe e vlerave të tjera që ka në zotërim një njeri, një grup njerëzish ose shoqëria; burim të ardhurash e të mirash materiale; pronë. Pasuri e madhe. Pasuria socialiste. Pasuri shtetërore. Pasuri kooperativiste. Pasuri e përbashkët. Pasuri e tundshme (e luajtshme), drejt. Pasuri e patundshme (e paluajtshme). drejt.
  • 2. kryes. Tërësia e lëndëve dhe e vlerave, që ka me shumicë një vend, të cilat mund të shfrytëzohen për mirëqenien shoqërore. Pasuritë nëntokësore. Pasuritë ujore. Pasuritë minerale. Pasuritë e nëntokës (e natyrës). Pasuritë e detit (e nënujshme).
  • 3. Tërësia e parave dhe e pronave që ka me shumicë një njeri dhe që i ka vënë duke shfrytëzuar punën e të tjerëve; mall e gjë. Vuri pasuri. Humbi pasurinë. I etur për pasuri. Ia morën pasurinë.
  • 4. Të qenët i pasur, gjendja e atij që është i pasur. Jetonin në pasuri. E ka nga pasuria.
  • 5. Prania e diçkaje me shumicë; të qenët i bollshëm, të pasurit me shumicë. Pasuria e ushqimit. Pasuria e nëntokës sonë. Pasuria e bibliotekës.
  • 6. fig. Larmia e vlerave dhe e shfaqjeve të diçkaje; diçka me vlerë e me rëndësi të veçantë. Pasuri mendore (shpirtërore). Pasuria e gjuhës (e stilit). Pasuria e ngjyrave.