PASUROJ kal.

  • 1. E bëj të pasur, i sjell të mira e begati; kund. varfëroj. E pasuroi vendin.
  • 2. I shtoj sendet e gjërat e tjera me vlerë, i sjell gjëra të reja, e bëj më të pasur me diçka a nga një anë. E pasuroi bibliotekën me libra. E pasuruan fjalorin. E pasuroi veprën (studimin) me të dhëna të reja.
  • 3. spec. Bëj që të fitojë cilësi më të mira ose vlera të reja, i shtoj diçka për t'ia përmirësuar përbërjen ose i heq përzierjet e huaja e të padobishme; kund. varfëroj. E pasuron tokën. Pasuron mineralin.
  • 4. fig. E bëj më të larmishëm e më të pasur me mendime, me ndjenja, me përvojë etj. Ia pasuroi botën shpirtërore. Pasuroj përvojën (njohuritë). I pasuron mendjen. E pasuron jetën.