pat
pat m. bised.
- 1. Kat. Pati i parë (i dytë). Shtëpi me pesë pate.
- 2. Dhoma përdhese e katit të par, zakonisht dhoma e zjarrit ose dhoma ku rrinë në dimër. Rrinte në një pat të futur (të vogël).
pat ndajf.
- 1. Barabar për të dy palët, njëlloj si për njërin dhe për tjetrin; fit. Jemi pat (pat e pat) u lamë, s'kemi për t'i dhënë gjë njëri-tjetrit. Jemi fit. Dolën pat e pat. U bënë pat e pat. U ndanë pat (pat e pat).
- 2. shah. Në gjendje kur mbreti në lojën e shahut nuk ka ku të bëjë lëvizjen e radhës dhe loja përfundon me barazim. Loja doli pat. E nxori pat.
- 3. si em. ~, ~I m. shah. Gjendja kur mbreti në lojën e shahut nuk ka ku të bëjë lëvizjen e radhës dhe loja përfundon me barazim. Në pozicion pati.