patericë
PATERICË f.
- 1. Shkop i gjatë që ka të mbërthyer në mes e përsipër tërthorëse për të vënë dorën e për t'u mbështetur nën sqetull dhe që përdoret për të ecur nga një njeri me këmbë të gjymtuar ose të sëmurë. Burrë (plak) me paterica. Ecën me paterica.
- 2. kryes. fig. Rregullim a ndreqje sa për ta mbajtur me këmbë diçka; mbështetje e dobët që i vihet diçkaje; arnim. Punë me paterica. I vuri paterica. Është bërë me paterica.